Marëdhëniet me Serbine do te mbesin marëdhënie lufte edhe për një kohë shumë të gjatë

Marëdhëniet me Serbine do te mbesin marëdhënie lufte edhe për një kohë shumë të gjatë
Marëdhëniet me Serbine do te mbesin marëdhënie lufte edhe për një kohë shumë të gjatë

Nue Oroshi

  • 12 March 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Një gjë duhet ta kemi të qartë ne shqiptarët. Marëdhëniet me Serbine do te mbesin marëdhënie lufte edhe për një kohë shumë të gjatë. Do të mbesin marëdhënie lufte për faktin se serbët asnjëherë nuk e heqin sëpaten nga jasteku për të vrarë dhe prerë shqiptarë. Ata në kokat e tyre e kanë të skenuar që kundër shqiptarëve të kryejnë vetëm gjenocid dhe vrasje.

 

-Ajo nuk do të lërë asnjë gurë pa lëvizur që të ndaloj shtetin e Kosovës mos të antarësohet në organizatat ndërkombëtare. Por fatkeqësia është se politika e jonë shqiptare në Kosovë pozitë dhe opozitë po e bëjnë gjumin e thellë dhe kanë hyrë në një komë politike në këtë drejtim. Nuk angazhohën as pozitë e as opozitë që ta bëjnë një projekt të përbashkët për të lobuar që Kosova të antarësohen në organizatat ndërkombëtare.

Madje edhe kur fillojnë të bëjnë ndonjë punë në ketë drejtim i angazhojnë militantët partiak dhe anëtarët e familjeve të tyre sa nuk i njeh as gjysma e fshatit të tyre e as tri shtëpi afër lagjes se qytetit ku jetojnë dhe absolutë nuk e kanë përvojën diplomatike dhe politike për të kryer një veprim te tillë. E sa i përket marëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë ato gjithmonë edhe pas 26 viteve janë marëdhënie të tendosura politike dhe nuk kan ecur në asnjë hap.

E vetmja gjë që ka ecur është tregtia e tregtarëve të flamujve në mes të Kosovës dhe Serbisë për shitblerjën e mallrave serbe. Fatkeqësia është se shumë politikanë të Kosovës nga të gjitha partitë janë përfshirë në këtë tregti ku po dëmtohet Kosova dhe po ju sigurohen popullit shqiptarë në Kosovë ushqime kancerogjene.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".