
Lexoni edhe:
Do të ishte e ndershme që BE të pranojë gabimet
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Rusia gjithmonë, në çdo periudhë historike, ka qenë në krah të Serbisë. Edhe tani, paramilitarë të ndryshëm serbë janë ushtruar nga Rusia që të bëjnë trazira të ndryshme në Ballkan, dhe për të arritur që të shtrijë dominimin dhe fuqinë ruse në Ballkan, siç e kishte dikur. Këtë fakt nuk duhet ta neglizhojmë ne shqiptarët. Për këtë po jap vetëm dy fakte historike që na kanë shkaktuar shqiptarëve një dëm të madh kombëtar dhe ende nuk jemi duke e marrë veten kombëtarisht.
Do të ishte e ndershme që BE të pranojë gabimet Lexoni edhe:
Njëra është kur Rusia, në bashkëpunim me Serbinë, ka përgatitur agjentë të ndryshëm rusë dhe një pjesë e mirë prej tyre kanë shërbyer nëpër xhamitë e Kosovës, duke i thirrur popullin që të falen në emër të Zotit dhe mbretit Aleksandër. Është fjala për Aleksandër Karagjorgjeviçin. Në këtë periudhë kohore, u bëhej thirrje shqiptarëve që të mos shkolloheshin dhe ishin në veprim konventat jugosllave dhe turke për dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Me këtë dua të them se funksionoi në mënyrë të përpiktë bashkëpunimi i pushtuesve të vjetër turq me pushtuesit e rinj serbë kundër shqiptarëve.
E tek shqiptarët e shkretë, përsëritet ajo kënga e vjetër që këndohej gjatë shpërnguljes së shqiptarëve në vitet 1876-1878 nga rajoni i Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë dhe Pirotit, ku u shpërngulën mbi 250,000 shqiptarë, me vargjet: “Çka kanë malët që gjemojnë, çka kanë kreshtat që rënkojnë, t'mjertë muhxherët kah po shkojnë. Nëpër shi dhe nëpër borë po ju vdesin fëmijët në dorë.”
Rasti i dytë është përgatitja e paramilitarëve komunistë në Rusi dhe Serbi. Mjerisht, në këtë rast, paramilitarët komunistë shqipfolës deri në fund i zbatuan elaboratët e Qubrilloviçit, Garashaninit, Rankoviçit, Mugoshës, Popoviçit për vrasjen e vëllezërve të tyre nacionalistë dhe atdhetarë shqiptarë. Ata ishin pjesëmarrës në luftën e serbëve dhe rusëve kundër shqiptarëve, ku u vranë dhe u masakruan gjatë periudhës kohore 1944-1951 në trojet etnike shqiptare, 47,300 shqiptarë. Madje, nga Shqipëria erdhën edhe brigadat shqiptare komuniste dhe, së bashku me komunistët shqiptarë dhe serbë, zbatuan projektet serbe duke e zvogëluar Shqipërinë e Mustafa Krujës, Ernest Koliqit, Kapidan Mark Gjon Markut, Kolë Bibë Mirakës, Rexhep Mitrovicës, Xhafër Devës, Bedri Pejanit, Marie Shllakut, Xhem Gostivarit, profesor Ymer Berishës, nga 74 mijë kilometra katrorë në 28 mijë kilometra katrorë.
Edhe tani është fatkeqësi që një pjesë e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare janë duke u trajnuar nga Rusia dhe Serbia dhe po punojnë kundër kombit shqiptar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".