Vjen mesazhi për politikanët: Krijoni institucionet e Republikës së Kosovës, Parlamentin dhe Qeverinë

Vjen mesazhi për politikanët: Krijoni institucionet e Republikës së Kosovës, Parlamentin dhe Qeverinë
Vjen mesazhi për politikanët: Krijoni institucionet e Republikës së Kosovës, Parlamentin dhe Qeverinë

Nue Oroshi

  • 26 March 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Unë mendoj se ne, shqiptarët në Republikën e Kosovës, duhet të krijojmë një forcë të veçantë ushtarake speciale, e cila duhet të jetë brenda ushtrisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e kufirit me Serbinë. Një gjë nuk duhet ta harrojmë: gjithmonë luftërat më të mëdha janë zhvilluar me serbët për mbrojtjen e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, dhe fatkeqësisht ky kufi gjithmonë na është shtyrë, duke na zvogëluar me tokë, por edhe me popullësi në këtë gjendje që jemi sot.

 

 

-Përkundër kësaj, një rëndësi të madhe duhet t’i kushtojmë edhe krijimit të forcave vullnetare, ashtu siç kanë qenë forcat e divizioneve ushtarake që i ka krijuar Lidhja e Dytë e Prizrenit, divizione me emrin e Gjergj Kastriotit. Nuk duhet t’i lihet vend politikës pansllaviste në trojet shqiptare. Kurse, një kritikë të madhe e kam për të gjitha partitë politike në Republikën e Kosovës, të cilat, në vend që të bashkohen në një Qeveri të unitetit kombëtar, ndonjëra nga këto parti mundohen të nxjerrin dhjamë nga pleshti për t’i anuluar zgjedhjet në mërgatë, për shkak se nuk u ka shkuar rezultati sipas planifikimit.

Mesazhi im për politikanët e Republikës së Kosovës është: Uluni bashkë, krijoni institucionet e Republikës së Kosovës, Parlamentin dhe Qeverinë. Nëse nuk jeni të zotët të krijoni institucione, ikni nga politika, mos t’iu sheh kush, se juve ju ka rënë fati të jeni në ballë të politikës sot, dhe kjo nuk do të thotë se jeni më të mirët. Për ta treguar vetën se jeni seriozë në veprime politike, këtë duhet ta dëshmoni me mençuri, pjekuri politike dhe atdhedashuri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".