
Lexoni edhe:
Zvarritjet e fillimit të punës së seancës konstituive po bëhen për blerje kohe
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Mijëra falënderime SHBA-së, Qendrave të Vendosjes dhe Evropës, përfshirë botën tjetër demokratike, të cilët, thënë troç, na çliruan, duke e bërë shtetin më të ri botëror, Kosovën tonë. Të gjithë ata që thonë se "na ndihmuan, na mbështetën ndërkombëtarët", dashje apo pa dashje, tregohen mosmirënjohës ndaj të gjithë atyre shteteve, të cilat u dakorduan për dërgimin e avionëve – Apa – të NATO-paktit, në bombardimin e Serbisë, Malit të Zi, e deri te ambasada kineze në Beograd. Kjo nuk mohon dhe as nuk cenon gjakun e dëshmorëve, mijëra viktimave, luftëtarëve dhe ekzodin e dhunshëm dhe të përgjakshëm masiv. Gjenerali francez, Napoleon Bonaparti, thoshte se "më shumë i urrej mosmirënjohësit sesa tradhtarët!"
Zvarritjet e fillimit të punës së seancës konstituive po bëhen për blerje koheLexoni edhe:
-Presidenti Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë "me hu në krah", siç shprehet populli. Sipas tij, "Amerika nuk është lopë vetëm për ta mjelë", deri në pakufi. "Amerikanët duhet të punojnë për vete, për mirëqenien e tyre." Dhe, filloi vënien e tarifave të ashpra, pothuajse për të gjithë. Në veçanti goditi Kinën dhe Evropën. Megjithatë, Kosova ishte në kategorinë e privilegjuar, vetëm 10%. Edhe Kosova u përcaktua për të njëjtën masë tarifore.
Presidentja Vjosa Osmani i propozoi Qeverisë ta heqë fare tarifën për SHBA-në, madje menjëherë, duke e bërë publik propozimin e saj. Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, u përgjigj se "do ta shqyrtojmë propozimin dhe do ta mësoni vendimin tonë."
Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, dhe këshilltarja politike, Donika Kadaj, reaguan shpejt e thekshëm. Më vonë reagoi edhe Presidentja Vjosa, duke sqaruar dhe motivuar propozim-kërkesën në fjalë: "Donim që Kosova të ishte e para në heqjen e tarifës ndaj SHBA-së. Sepse donim të tregonim mirënjohjen dhe miqësinë tonë të pacenuar dhe të palënduar për Amerikën mike." Aq më parë sepse dashakëqijtë, të cytur nga Beogradi e Moska, vazhdojnë të trumbetojnë, kinse thyerjen ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Madje bëhet edhe krahasimi habitor: si ka mundësi të favorizohet Serbia me zero (0) tarifë, ndërsa Amerika, si aleati kryesor, ngarkohet me tarifën 10%?! Dikur Kosova paguante tarifë të majme në tregtinë me Serbinë. Pastaj Kosova u kundërpërgjigj, derisa në kuadrin e reciprocitetit, u shuan tarifat dypalëshe. Realisht, Serbia është përfituese në shkëmbimet tregtare në raport me Kosovën. Por edhe partneriteti me Serbinë është i leverdishëm për Kosovën, për arsye të afërsisë gjeografike dhe çmimeve të volitshme. Veç kësaj, vënia e tarifës ngrit çmimin në këmbimin e mallrave.
Sidoqoftë, i gjithë ky zhurmim i panevojshëm vjen për mungesë të koordinimit Presidencë–Qeveri, të paktën për çështjen në fjalë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".