
Lexoni edhe:
Zeqiraj: Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë ‘me hu në krah’
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Mospajtimet Presidente-Qeveri, për çfarëdo arsye qofshin, janë shenjë e përçarjes së brendshme politike dhe, gjithsesi, dëmtojnë interesin kombëtar. Dhe, në veçanti, kur mospajtimet manifestohen për çështje të rëndësishme shtetërore, siç është rasti për të cilin flasim – pra, tarifa për Amerikën, shpëtimtaren tonë, lirinë tonë.
Zeqiraj: Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë ‘me hu në krah’Lexoni edhe:
-Realiteti është se, më parë se refuzim, në rastin e shkëmbimit të akuzave Presidencë-Qeveri për vënien apo heqjen e tarifës ndaj SHBA-së, kemi të bëjmë me "mos bërje dert", mospërfillje dhe mungesë respekti për Presidenten. Sot Kosova ka një Presidente për lakmi. Ajo është njëra nga protagonistet që u bë pjesë e ndryshimit të madh – shporrjes nga pushteti të bandës vrasëse dhe hajnore të Kosovës. Sepse, pa larguar nga politika njerëzit toksikë, nuk ka ecje përpara, ngaqë ata janë kanceri i Kosovës. Dje kanë vrarë luftëtarët e lirisë dhe kanë sabotuar luftën për çlirim. Sot duan ta vazhdojnë pushtetin e tyre kriminal, pa i vrarë fare ndërgjegjja!
Administrata amerikane, vitin e shkuar, ka deklaruar hapur se i vetmi komunikim me Kosovën është Presidentja Vjosa Osmani, e cila, pa mëdyshje, është aset kombëtar. Ajo po e bën detyrën e Presidentes më mirë se askush tjetër. Andaj, të gjitha shpifjet e tjera janë sa armiqësore, aq edhe rrugaçërore. Ministri Hekuran Murati dhe shefat e tij duhet të jenë të përgjegjshëm, të kenë mirëkuptim për arsyetimin e mençur dhe bindës të Presidentes. Dhe ta pezullojnë tarifën 10 për qind, të vënë SHBA-së.
Pas një hatërimi të mëhershëm të Presidentes Vjosa Osmani me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendës-Kryeministren dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për përzierje kompetencash, ajo çështje është tejkaluar dhe vetëm intrigantët mund ta risjellin në kujtesën tonë. Koordinimi dhe bashkëpunimi i institucioneve shtetërore dhe pushtetare është më i nevojshëm se kurrë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".