
Lexoni edhe:
Vonesat e partive në formimin e institucioneve të reja, e cenojnë besimin e partnerëve ndërkombëtarë
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Nëse Kosova e trajton Serbinë më mirë se SHBA-në në aspektin tregtar, atëherë lirisht mund të them, pa asnjë hezitim, se ata politikanë qeveritarë apo parlamentarë që ndërmarrin veprime të tilla, më mirë le të shkojnë e të zhyten në Liqenin e Ujmanit, në Drinin e Bardhë apo në Lumbardhin e Prizrenit. Ose, më mirë ende, le të kontrollohen tek mjekët më të mirë neuropsikiatër, sepse me ta, me sa duket, nuk është gjithçka në rregull.
-Si është e mundur të trajtosh armikun shekullor, Serbinë, më mirë në aspektin tregtar se mikun që ta ka shpëtuar jetën – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vendi që ndali një gjenocid masiv të kryer historikisht nga Serbia, përmes politikave të saj shfarosëse dhe strategjisë së "tokës së djegur"?
Unë mendoj se kundër politikanëve të tillë, pavarësisht kush janë, Prokuroria e Republikës së Kosovës duhet të ngrejë aktakuza. Dhe jo vetëm kundër tyre, por edhe ndaj të gjithë atyre që, për 25 vite me radhë, e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës – qoftë në aspektin e humbjes së territorit, të korrupsionit, apo në çfarëdo forme tjetër.
Po marr vetëm një shembull: në Gjermani, për një veprim të vetëm – mosdeklarimin e një donatori të fushatës – ish-kancelarit Helmut Kohl iu hoqën të gjitha përfitimet si ish-udhëheqës shteti. Madje, edhe partia që e udhëhoqi për 25 vite, CDU, ia hoqi të gjithë titujt e nderit që i kishte dhënë pas dorëheqjes së tij si kryetar i saj.
Kjo tregon se përgjegjësia ligjore dhe ajo morale duhet të ekzistojë edhe për politikanët tanë. Askush nuk është mbi ligjin dhe as mbi moralin shoqëror.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".