
Lexoni edhe:
Kosova, me politikbërës të tillë, po humb besimin edhe te partnerët ndërkombëtarë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Deputetët dhanë betimin dhe Kosova ka deputetë dhe një kryesues që e kryen punën e kryetarit të Kuvendit, deri në zgjedhjen e tij ose saj. Normalisht, u konstatua se ekziston rrezik për stabilitetin demokratik. Bllokimi i konstituimit është shenjë jo-demokratike, jo-politike dhe një aventurë e rrezikshme me shtetin – një lojë me inate dhe motive të tjera, apo edhe me veprime kundërkushtetuese. Ky është një rrezik i madh për stabilitetin e shtetit.
Kosova, me politikbërës të tillë, po humb besimin edhe te partnerët ndërkombëtarëLexoni edhe:
-Çdo sistem mund të ballafaqohet me të panjohurat. Nuk ka sistem perfekt, por ka njerëz të dëmshëm për demokracinë. Diçka mund të riparohet me ndryshime, por këtu po ndodh që edhe baza kushtetuese dhe ligjore është vënë në dyshim – nuk po respektohet dhe po gënjehet vetja dhe qytetari, duke thënë se problemi është te ligjet.
Partnerët ndërkombëtarë i kanë larë duart prej nesh, nuk merren më me neve. Mjaft kanë ndihmuar. Partitë si VV nuk merren me ndërkombëtarët dhe me ndihmën e tyre. Opozita është e ndrydhtë, së paku ka qenë e tillë – ka bashkëpunuar me ndërkombëtarët. Qytetari është pasiv dhe në ikje nga kjo katrahurë analfabetësh. Por gjithsesi, përgjegjësia bie mbi qytetarët – çka votojnë, edhe marrin. Qytetari duhet të kërkojë alternativën. Inteligjenca dhe biznesi janë përgjegjësit kryesorë që nuk rreshtojnë me alternativa të tjera politike. Disa që më herët kanë qenë të dëmshëm, vetëm janë zëvendësuar me më të dëmshëm të tjerë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".