
Lexoni edhe:
Bllokimi i konstituimit është shenjë jo-demokratike dhe një aventurë e rrezikshme me shtetin
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Ngërçi aktual në krijimin e Kuvendit të Kosovës është vazhdimësi e një serie ngërçesh të mëparshme politike. Këto ngërçe – si mungesa e kuorumit dhe të ngjashme – përbëjnë një demonstrim të nivelit jashtëzakonisht të lartë të papërgjegjshmërisë ndaj votuesve nga ana e atyre që marrin vota. Por, prej nga buron ky nivel i papërgjegjshmërisë?
-Niveli ekstrem i papërgjegjshmërisë politike në Kosovë është produkt i sistemit politik që është ndërtuar. Ky sistem është ndërtuar nga struktura që kanë qenë më të organizuara në veprim operativ – struktura të fshehta serbo-ruse me ndikim të gjerë dhe të thellë në partitë politike. Këto struktura të fshehta kanë arritur tashmë një gjendje të konsoliduar, ku partitë politike funksionojnë më shumë si qendra për shpërndarjen e "karameleve" (favorizimeve) sesa si platforma të hapura për veprim politik të bazuar në aftësi individuale, të dëshmuara përmes garës së brendshme partiake.
Ato veprojnë mbi modelin "prijësi përpara, turma pas", në vend që të funksionojnë si platforma të hapura, ku secili anëtar ka mundësi të kontribuojë në bazë të meritës dhe përkushtimit. Ky model organizimi dhe funksionimi i partive politike, i ndërtuar sipas recetës së strukturave të fshehta serbo-ruse, siguron pikërisht atë nivel të papërgjegjshmërisë politike që po shfaqet edhe tani në procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".