
Lexoni edhe:
Meha: Funksionimi i partive, i ndërtuar sipas recetës së strukturave serbo-ruse
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Vonesa në formimin e institucioneve përbën një kërcënim serioz për stabilitetin demokratik në Kosovë – një situatë e padobishme për një vend që synon të jetë shembull pozitiv në rajon.
Meha: Funksionimi i partive, i ndërtuar sipas recetës së strukturave serbo-ruseLexoni edhe:
-Bllokimi i përzgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë krijon një vakum qeverisës që pengon miratimin e ligjeve dhe zbatimin e reformave, dobëson besimin e qytetarëve në proceset demokratike dhe minon përgjegjësinë e llogaridhënien publike. Kjo çon në një pjesëmarrje gjithnjë e më të ulët të qytetarëve në zgjedhje dhe në një erozion të vazhdueshëm të besimit publik.
Ky është momenti prej nga fillon humbja e besimit qytetar dhe zhvlerësimi i faktit se Kosova ka arritur një nivel të qëndrueshëm të zhvillimit demokratik apo pjekurisë politike të lidershipit të saj.
Pasojat e kësaj gjendjeje reflektohen në mënyra të ndryshme, duke dëmtuar edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Brenda vendit, rreziku i regresit është real, sidomos në një kohë kur bota po përballet me sfida të mëdha dhe kur nevojat për stabilitet janë të mëdha.
Të gjitha këto janë indikatorët që shpjegojnë pse jemi në këtë situatë: një kuvend pa shumicë parlamentare, ku partia fituese me 48 nga 120 ulëse nuk mund të formojë vetë qeverinë, dhe opozita refuzon koalicionet e domosdoshme – duke e thelluar më tej ngërçin institucional.
Kjo gjendje përforcon bindjen se partitë politike, veçanërisht ato opozitare, po veprojnë në mungesë të theksuar të pjekurisë demokratike, duke vënë interesat partiake mbi ato shtetërore e kombëtare.
Mbi të gjitha, është e domosdoshme të rishqyrtohet spektri kushtetues dhe të ndërpriten mekanizmat manipulativë të partive politike, që e përdorin rendin kushtetues për qëllime partiake, në vend që të shërbejnë zhvillimit dhe forcimit të shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".