
Lexoni edhe:
Në Shqipëri dhe në Kosovë, janë krijuar dy mentalitete shoqërore
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Shqiptarët janë një komb, pavarësisht faktit se ku jetojnë: në pjesët e Shqipërisë etnike apo në mërgatë. Regjimi komunist në Shqipëri, ashtu edhe në ish-Jugosllavi, ka lënë gjurmë të thella në shkatërrimin e identitetit shqiptar, në humbjen e nderit dhe burrnisë. Janë përpjekur që ta humbin trashëgiminë mijëravjeçare shqiptare, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Shqiptaria është ringjallur prapë, sepse atdhetarizmi shqiptar kudo në viset shqiptare, si dhe te mërgata e madhe atdhetare, i ka ruajtur gacat për ta ndezur zjarrin – dhe e ka ndezur atë.
Në Shqipëri dhe në Kosovë, janë krijuar dy mentalitete shoqëroreLexoni edhe:
-Problemi qëndron te disa familje të përziera në Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë identitet të pastër shqiptar. Ato familje janë me prejardhje turke, boshnjake e ashkalinj. Dhe nuk kanë identitet shqiptar. Problemi i dytë qëndron te disa familje që kanë qenë dhe janë lojalë të Serbisë dhe nuk dëshirojnë të identifikohen me shqiptarinë. Familjet ish-komuniste, të cilëve ende u dhemb se është pavarësuar Kosova, dhe koncepti i tyre është një vazhdimësi e disa familjeve me ide pansllaviste që i kanë shërbyer Serbisë dhe madje janë quajtur edhe jugosllavë.
Kosova duhet ta ndryshojë emrin në Dardani dhe, me një referendum, të bashkohen trojet shqiptare. Po e jap vetëm një fakt: gjatë periudhës kohore 1941–1945 i kemi pasur dy politika shqiptare për Kosovën. Në të ardhmen do ta shkruaj edhe një libër: "Dy Shqipëritë për Kosovën 1941–1945".
Shqipëria e Mustafa Krujës, profesor Ernest Koliqit, Kapidan Mark Gjon Markajt, Kolë Bibë Mirakajt, Tahir Kolgjinit dhe shumë të tjerëve që, në bashkëpunim me nacionalistët e Kosovës – Xhafër Devën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, profesor Ymer Berishën dhe shumë të tjerë – e bashkuan Shqipërinë me Kosovën. Si dhe Shqipëria komuniste apo tradhtare e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Shefqet Peqit dhe shumë kriminelëve të tjerë të cilët, në bashkëpunim me Dushan Mugoshën, Milladin Popoviqin, Fadil Hoxhën, Ali Shukriun dhe shumë të tjerë, ishin propagandistë të politikës ruso-serbe dhe shërbëtorë të Serbisë, ku arritën që ta rikthejnë prapë Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë dhe shqiptarët që jetonin në Mal të Zi si pjesë të Serbisë.
Pra, ishin dy rryma politike: njëra perëndimore, e Mustafa Krujës, që Shqipërinë e rriti në 74,000 km², dhe Shqipëria pro-serbe që ishin komunistët e Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët Shqipërinë e rikthyen sërish nën Serbi dhe e lanë me 28,748 km² dhe nën sundimin e Serbisë në fillim deri në vitin 1948, dhe pas vitit 1948 nën sundimin e Rusisë dhe Kinës.
Madje, komunistët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës bashkëpunonin shumë ngushtë për ta çuar deri në fund politikën e Qubrilloviqit, dhe e kryen me shumë sukses misionin serb e rus në trojet shqiptare. Për këtë ekzistojnë edhe dokumente arkivore të bashkëpunimit të tyre, që i dërgonin letra njëri-tjetrit për veprimet kriminale që kryenin kundër kryengritësve shqiptarë në trojet shqiptare – kryengritje që udhëhiqeshin nga profesor Ymer Berisha, Marie Shllaku, Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Xhemë Gostivari, Prenkë Cali, Shaban Polluzha, Mehmed Gradica dhe shumë të tjerë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".