
Lexoni edhe:
Kosova duhet ta ndryshojë emrin në Dardani
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Tarifa zero (0) për qind për tregtinë e mallrave me Serbinë dhe 10 për qind për SHBA-në, e vë Kosovën në pozicion të vështirë, sepse të trajtosh Serbinë më mirë sesa Amerikën në aspektin tregtar, sigurisht do të interpretohet si "një rrëshqitje nga prioritetet strategjike drejt një politike të brendshme të mbyllur dhe kontradiktore". Dhe kjo, duke pasur parasysh raportet e Kosovës me këto dy shtete: Serbinë armike dhe Amerikën mike. Prandaj, është imperativ, urdhër i kohës, që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin e duhur, aq më tepër kur Presidentja e vendit e ka quajtur të turpshme që armiqtë të jenë të privilegjuar në raport me miqtë, duke konkretizuar rastin e Serbisë me atë të SHBA-së.
Kosova duhet ta ndryshojë emrin në Dardani Lexoni edhe:
Është thënë se tarifa e SHBA-së nuk ka ndonjë ndikim domethënës në Kosovë, pasi shkëmbimi i mallrave është i pakët. Megjithatë, ndikimi është i pashmangshëm, pasi eksportet e produkteve kosovare shtrenjtohen dhe kërkesa për to bie. Andaj, Presidentja ka të drejtë për kërkesën e saj për pezullimin e tarifës për SHBA-në, çka mund të çojë në një veprim edhe nga pala amerikane. Ndikimi është zinxhir edhe për tarifën ndaj Evropës prej 20 për qind, pasi ne importojmë mallra nga BE-ja, disa prej të cilëve vijnë nga Amerika. Prandaj, është detyrë e Qeverisë që të analizojë situatën e krijuar dhe të veprojë mençurisht, ashtu siç sugjeron edhe Presidentja e vendit.
Presidentja Vjosa Osmani nuk mohon çështjen ligjore e profesionale të Qeverisë në vendimin e saj për tarifat. Ajo çështjen e sheh në prizmin politik të aleancës strategjike, duke u shprehur qartazi: "Kjo nuk ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleancën strategjike".
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".