Një përçarje të madhe në mërgatë po e bëjnë partitë politike nga Shqipëria, Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare

Një përçarje të madhe në mërgatë po e bëjnë partitë politike nga Shqipëria, Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare
Një përçarje të madhe në mërgatë po e bëjnë partitë politike nga Shqipëria, Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare

Nue Oroshi

  • 03 May 2025 - 09:04

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Sa i përket mërgatës shqiptare, ajo jo vetëm sot por historikisht ka punuar dhe vepruar për shqiptarizëm. Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atdhetarët shqiptarë që dolën jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, të ndjekur nga regjimet komuniste, themeluan organizatat dhe partitë e tyre politike që në programet e tyre politike e kishin Shqipërinë Etnike. E për këtë ideal ata punuan krejt jetën, e disa edhe u vranë në Evropë dhe Amerikë nga agjenturat e fshehta të sigurimeve shtetërore jugosllave.

 

-Me një fjalë, mërgata shqiptare është mërgatë atdhetare. Ata dhe ato dashurinë për Shqipërinë e shprehin në mënyra të ndryshme, qoftë me një plis në kokë, qoftë me një flamur shqiptar në dorë, qoftë me organizime të përbashkëta gjithëshqiptare që mbahen kudo në Evropë dhe në Amerikë.

Por edhe në mërgatë i kemi disa askush-a që mundohen të jenë dikushi, dhe nuk e dinë se çka duan. Ata nuk janë në numër të madh dhe kanë mbetur askund. Mërgata ka probleme të tjera. Është mosshkollimi i duhur i fëmijëve shqiptarë në mërgatë. Mosvijimi i duhur i shkollave shqipe dhe propaganda e islamit politik kundër këtyre shkollave shqipe në mërgatë, që fatkeqësisht e ka përfshirë edhe një pjesë të mërgatës, apo të themi ata persona që e kanë trurin e peshkut dhe marrin të mirat e Perëndimit, ndërsa familjet e tyre i lënë në mëshirën e islamit politik, ku edhe kemi një devijim të rinjve shqiptarë në Evropë dhe Amerikë.

Një përçarje të madhe në mërgatë po e bëjnë edhe partitë politike nga Shqipëria, Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare. Në mërgatë duhet të themelohen lobet shqiptare dhe të shuhen partitë politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".