Qytetarët në Shqipëri janë lodhur prej fjalëve boshe

Qytetarët në Shqipëri janë lodhur prej fjalëve boshe
Qytetarët në Shqipëri janë lodhur prej fjalëve boshe

Blerim Burjani

  • 13 May 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, përgjigjet janë në standardin e dobët të heshtjes së qytetarëve, nevoja rrënjësore në reformat që duhet të ndodhin në sferën e ekonomisë, zbutjen e kostos së jetesës, angazhimi i shtetit më shumë në mirëqenien e qytetarëve.

 

-Qytetarët janë lodhur prej fjalëve boshe, nuk ka interesim për të votuar kot. Ka njerëz në media që emërtohen me emra të ndryshëm, që merren me propagandë tërë kohën për kasta të ndryshme politike që u sjellin dëm qytetarëve dhe punojnë për partitë. Kjo fatkeqësisht po ndodh edhe në Kosovë, ku përmes disa njerëzve bëhet politika shtetërore, në vend që kjo të bëhet nga partitë që janë themeluar për këtë.

Në Shqipëri e në Kosovë, shumë shpejt do të jetë media partiake, dëmi më i madh nga individë të zhytur në narrativen negative në dëm të politikës. Pra, krijimi i një klase të dështuar, të padijshme, që dalin në media me pak dije për shtetin, por në tentativë të ndryshimit të opinionit publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".