
Lexoni edhe:
Aziri: Në Shqipëri, qytetarët shpesh përballen me mosbesim sistemik
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Shkodra e mençurisë dhe trimërisë, e Vlora e flamurit, historikisht kanë dhënë kontribut kombëtar. Sa i përket shkodranëve, unë mendoj se shumica janë të zhgënjyer me politikanët shqiptarë dhe një pjesë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje. Por fakti kryesor, si për Vlorën ashtu edhe për Shkodrën, qëndron te kanceri që ka përfshirë trojet shqiptare, dhe ai është mërgimi.
Aziri: Në Shqipëri, qytetarët shpesh përballen me mosbesim sistemikLexoni edhe:
-Problemi kryesor i zvogëlimit të votuesve shqiptarë është dalja masive e të rinjve dhe të rejave në mërgim. Mjafton t’u hedhësh një sy fshatrave të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe do të shohësh se kanë mbetur të zbrazura.
Hapi i parë që duhet bërë nga politikanët, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, është ndërtimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin rural. Me një fjalë, komplet qeveria e re, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duhet të hartojë plane dhe projekte të veçanta për zhvillimin e fshatit shqiptar.
Të bëhet elektrifikimi, të asfaltohen rrugët, të shpallen malet si parqe kombëtare, duke kompensuar pronarët privatë. Përveç zhvillimit të bregdetit, duhet të zhvillohen edhe malet përmes projekteve zhvillimore të turizmit.
Duhet vepruar sa më shpejt, sepse një ditë do të jetë shumë vonë. Duhet gjithashtu një strategji e veçantë për stimulimin e kthimit të fshatarëve në fshatrat e tyre, përmes investimeve strategjike në rrethe të ndryshme – qoftë në ndërtimin e shtëpive të reja, qoftë në ndërtimin e fabrikave nëpër fshatra dhe punësimin e të rinjve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".