Edhe kësaj radhe, mbi 90% e votuesve shqiptarë u përcaktuan për dy partitë e vjetra politike, PD-në dhe PS-në

Edhe kësaj radhe, mbi 90% e votuesve shqiptarë u përcaktuan për dy partitë e vjetra politike, PD-në dhe PS-në
Edhe kësaj radhe, mbi 90% e votuesve shqiptarë u përcaktuan për dy partitë e vjetra politike, PD-në dhe PS-në

Nue Oroshi

  • 16 May 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Legjitimiteti i një qeverie në demokraci nuk varet nga sa qytetarë kanë marrë pjesë në votime. Zgjedhjet ju ofrojnë mundësinë të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e vet politikë. Mosmarrja pjesë në mënyrë masive në zgjedhje paraqet vazhdimin e qeverisjes së vjetër, për faktin se militantët partiakë gjithmonë janë të mobilizuar. Dhe gabimi më i madh i qytetarit shqiptar është fakti se katër vjet e kritikojnë qeverinë, dhe kur vjen dita për të dalë në zgjedhje, ai shkon për peshkim, shkon me ndonjë mik apo dashamir për të shëtitur; po ashtu e gjejnë atë ditë që të dalin me familje, duke mos e humbur së paku një orë në katër vite për të kryer obligimin qytetar për të votuar. Ky fakt tregon se nuk kemi shumë traditë në pjesëmarrje në zgjedhje dhe na mungon kultura politike.

 

-Kjo do të thotë se, nëse qytetarët i bojkotojnë sa më shumë zgjedhjet, politikanët thonë: "Zgjat Zot kësi moti". Ata, me ato vota të militantëve të tyre partiakë, arrijnë të zgjidhen edhe deputetë e më pas edhe ministra. Një fakt është mjaft interesant në këto zgjedhje. Në Shqipëri kësaj radhe ka pasur alternativa të reja politike; nuk ka qenë sikurse në Kosovë, pak muaj më herët, kur nuk kemi pasur asnjë alternativë të re politike.

Shqipëria ka pasur diku pesë apo gjashtë alternativa të reja politike, por shumë pak — e ndonjë parti aspak — nuk e ka parë votuesi. Pra, edhe kësaj radhe, mbi 90% e votuesve shqiptarë u përcaktuan për dy partitë e vjetra politike, PD-në dhe PS-në, dhe përveç Tiranës, asnjë qark tjetër nuk nxori deputet nga partitë e reja politike. Duke përjashtuar Shkodrën, që edhe në zgjedhjet e kaluara i kishte dy deputetë të një partie tjetër socialiste me emrin Partia Social Demokrate.

Nëse populli shqiptar do të mendonte për një perspektivë, atëherë një parti e re e djathtë konservatore në Shqipëri dhe në Kosovë do të kishte një vend dhe do të gjente një terren të merituar dhe të nevojshëm për rrethanat politike. Me një fjalë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, është koha që shumë shpejt të bëhet riorganizimi i një partie të djathtë politike, e cila në një të ardhme shumë të shkurtër politike t’i marrë frenat e drejtimit politik në trojet shqiptare.

Në të kundërtën, nëse ende në trojet shqiptare dominojnë politikanët e Sorosit si dhe politikanët që ndikohen nga vija politike pansllavisto-aziatike, trojet shqiptare do të ballafaqohen me një vështirësi të madhe të orientimit politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".