
Lexoni edhe:
Edhe kësaj radhe, mbi 90% e votuesve shqiptarë u përcaktuan për dy partitë e vjetra politike, PD-në dhe PS-në
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Bllokimi i krijimit të institucioneve është duke ndodhur nga gjendja e krijuar nga një zbrazëti juridiko-kushtetuese. Nuk është e përcaktuar me ligje dhe Kushtetutë se sa herë ose sa kohë duhet që partia më e madhe të mund të provojë propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit. Nuk është përcaktuar po ashtu se a mundet dhe kur mundet që partia e dytë, e tretë e kështu me radhë të provojë me propozimet për Kryetar të Kuvendit.
-Në vend që kjo zbrazëti të plotësohet nga partitë politike me një mirëkuptim e bashkëpunim ndërpartiak për të mirën e qytetarëve, kjo zbrazëti është duke u shfrytëzuar për destruktivitet, për dëmtim të interesave të qytetarëve. Roli i partive politike deri tani është plotësisht i dështuar.
Edhe pse ekziston kjo zbrazëti juridiko-kushtetuese, Kosova ka mekanizmat e sigurimit të funksionimit të shtetit sipas Kushtetutës. Presidenca ka detyrim që të garantojë funksionimin e institucioneve, kur institucionet dështojnë, siç edhe e kemi rastin tani me partitë politike. Është edhe Gjykata Kushtetuese që ka detyrim të sigurojë kushtetutshmërinë në Kosovë, edhe kur ka zbrazëti kushtetuese, siç e kemi rastin tani. Presidenca, detyrimin e garantimit të funksionimit të institucioneve e kryen me veprimet që ajo i gjykon të nevojshme në kohën që ajo e gjykon të nevojshme për të kryer detyrimin e saj. Sigurisht që Presidentja do të veprojë në kuadër të rolit dhe përgjegjësive që ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".