S’ka sinqeritet nga BE për të ecur përpara në statusin e kandidatit për Kosovën

S’ka sinqeritet nga BE për të ecur përpara në statusin e kandidatit për Kosovën
S’ka sinqeritet nga BE për të ecur përpara në statusin e kandidatit për Kosovën

Blerim Burjani

  • 17 May 2025 - 09:10

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

BE nuk i heq masat pa de-përshkallëzim, siç e quan, edhe pse kjo nuk është më prezente fare në terren. Situata në terren është shumë më e mirë se në vitet e protestave serbe, por ka mbetur në politikën e njëjtë. BE nuk e pranon realitetin se atje në veri nuk ka konflikte, s’ka probleme, por ka njëanshmëri në zbatimin e marrëveshjeve Kosovë–Serbi.

 

-Këto marrëveshje Qeveria e Kosovës i ka bërë vetë, pa bashkëpunim me askënd, dhe këtu qëndron problemi sipas BE-së: se duhet çdo gjë të bëhet me koordinim.

S’ka sinqeritet nga BE për të ecur përpara në statusin e kandidatit për Kosovën. Pra, thjesht as që janë marrë me kërkesën e Kosovës. Kjo po e prish vullnetin e qytetarëve të Kosovës, po ndikon negativisht – s’ka kuptim më përpjekja. Kosova detyrohet me kushte të llojllojshme, edhe në të ardhmen do të ketë kushtëzime.

Kjo politikë kushtëzimesh e BE-së do të vazhdojë deri në anëtarësimin e Kosovës – pra, asnjëherë nuk do të ndalen. Ndoshta BE-ja s’po gjen rrugë tjetër për të avancuar statusin e Kosovës. Kërkon dëgjueshmëri të plotë – pra, duhet të i bindet kushteve që patjetër duhet të plotësohen. Nëse nuk plotësohen, atëherë mbetet një përsëritje e fajleve të njëjta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".