Refuzimi i partive ish-opozitare dhe refuzimi i VV-së për të ndryshuar kandidaten papërgjegjësi politike

Refuzimi i partive ish-opozitare dhe refuzimi i VV-së për të ndryshuar kandidaten papërgjegjësi politike
Refuzimi i partive ish-opozitare dhe refuzimi i VV-së për të ndryshuar kandidaten papërgjegjësi politike

Xhevat Meha

  • 21 May 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Refuzimi i partive ish-opozitare i Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit dhe refuzimi i VV-së për të ndryshuar këtë kandidate, sigurisht se është papërgjegjësi politike ndaj qytetarëve, mirëpo në të njëjtën kohë është edhe e drejtë juridike-kushtetuese për të dyja palët. Deputetët duhet të jenë të lirë për të marrë vendime ashtu siç gjykojnë vetë se është në të mirë të qytetarëve. Dhe kjo vlen edhe për deputetët e ish-opozitës, edhe për deputetët e VV-së. Mirëpo, në të njëjtën kohë, deputetët kanë përgjegjësi politike për interesin qytetar – për këtë kanë marrë besimin.

 

-Krijimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësia politike themelore e deputetëve, dhe kjo po shkelet nga deputetët. Kemi zbrazëti juridike-kushtetuese në përcaktimin se sa herë dhe sa kohë ka të drejtë partia më e madhe të provojë me propozimin e kandidateve, dhe kur duhet që kjo e drejtë t’i kalohet partisë së dytë, partisë së tretë, etj. Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese ka detyrim që të japë gjykimin për këtë zbrazëti kur kjo i kërkohet nga qoftë një grup i deputetëve, qoftë nga Presidenca.


Po kjo papërgjegjësi politike e këtij niveli nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga e si vjen dhe si ka ardhur? Këta deputetë, si të besuar të qytetarëve, janë produkt i sistemit politik të ndërtuar në Kosovën e pasluftës së fundit. Ky sistem politik po vërtetohet se nuk është ndërtuar për të mbrojtur dhe avancuar interesin e qytetarëve, por për të dëmtuar interesin e qytetarëve. Ky sistem politik po dëshmohet se është ndërtuar nga rrjeti i fshehtë serbo-rus duke i zënë në befasi të gjithë pas luftës – edhe vendorët, edhe ndërkombëtarët. Deri në prill të vitit 2016, askush nuk është marrë me këtë veprimtari të fshehtë, as nga vendorët dhe as nga ndërkombëtarët. Kush thotë se kjo nuk është e vërtetë, gënjen. Le të më vërtetojë të kundërtën. Është tepër e domosdoshme që institucionet e sigurisë si AKI, KFOR, etj., urgjentisht të kapin dhe dërgojnë para drejtësisë krerët e këtij rrjeti. Sipas hulumtimeve dhe analizave që kam bërë, ky rrjet ka shtrirje në nivel kontrolli deri në krerë të partive politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".