Pritja e divizionit amerikan në Kosovë është një kundërvënie direkte ndaj Serbisë dhe Rusisë

Pritja e divizionit amerikan në Kosovë është një kundërvënie direkte ndaj Serbisë dhe Rusisë
Pritja e divizionit amerikan në Kosovë është një kundërvënie direkte ndaj Serbisë dhe Rusisë

Nue Oroshi

  • 21 May 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Politika amerikane asnjëherë nuk bën asgjë pa ju dhënë shenja të tjerëve për atë që bën. Edhe në këtë aspekt, pritja e divizionit amerikan në Kosovë është një kundërvënie direkte ndaj Serbisë dhe Rusisë, se Amerika nuk heq dorë nga strategjia e saj, qoftë afatshkurtër apo afatgjatë, në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Ne shqiptarët duhet ta dimë një gjë në proceset historike: se viti 1999 është jo vetëm viti kur largohen me forcë trupat serbe nga Kosova, por është edhe viti kur bëhet ndryshimi i orientimit politik, diplomatik dhe ushtarak i politikës dhe trojeve shqiptare, nga orientimi lindor në orientimin perëndimor.

-Tek e fundit, shqiptarët për një orientim perëndimor kanë dhënë mund, janë sakrifikuar dhe kanë derdhur edhe gjak. Kemi dhjetëra e mijëra heronj shqiptarë të pandriçuar ende, që janë sakrifikuar për Shqipërinë Etnike dhe sot e kësaj dite, 95% e tyre nuk ju dihen varret. Orientimi i shqiptarëve me politikën perëndimore, në këtë rast me Amerikën dhe Evropën, dhe largimi nga vija politike Beograd–Moskë–Stamboll, i ka lënë edhe gjurmët e veta.

I ka lënë gjurmët e veta për faktin se gjatë periudhës kohore 1945–1999, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kemi pasur një orientim politik në vijën e orientuar kah Beogradi dhe Moska. Pra, këta politikanë të kësaj vije politike kanë lënë edhe pasardhësit e tyre dhe nuk është e rastësishme që ndonjëri nga ta bën takime me ministra të Serbisë, pa qenë i emëruar nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës. Për faktin se Serbia asnjëherë nuk heq dorë nga Kosova dhe dëshiron ta ketë një grup politik, qoftë të hapur qoftë fshehurazi, që punon për orientimin e vijës politike Beograd–Moskë–Stamboll.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".