
Lexoni edhe:
Konstituimi i Kuvendit po kthehet në një shfaqje të turpshme
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Bllokada e Kuvendit është më shumë se sa “hajgare”, është një krim ndaj institucioneve dhe popullit – njëherësh. Fajësia bie, kryesisht, mbi opozitën, e cila nuk voton fare, duke mos përmbushur detyrën si deputetë të popullit. Mosvotimi pro ose kundër, madje as abstenimi, ka për qëllim ruajtjen e status osë, për dy muaj radhazi! Nuk pritet asgjë e mirë.
Konstituimi i Kuvendit po kthehet në një shfaqje të turpshme Lexoni edhe:
-Fundja, nga subjektet politike të koalicionuara në PAN, nuk pritet asgjë e mirë. Sepse me përgjakjen e Kosovës, përkatësisht, vrasjen e kuadrove ushtarakë të FARK-ut dhe të LDK-së, morën pushtetin përgjakshëm! Por, habitë LDK-ja, e cila, edhe pse viktimë, është ngjitur si -vëllezërit siamezë- dhe nuk i shqitet persekutorës së saj PDK-së, që heshtë, duke e cytur LDK-në në propozime hiç logjike, për të mos thënë të marrëzishme!
Propozimi i parë, qeveri nacionale gjithëpërfshirëse, pra të gjithë në pushtet, pa opozitë fare; se dyti, qeveri LDK-PDK, një provokim i rëndë për elektoratin e LDK-së; qeveri uniteti me kriminelë e hajna!
Ndërsa PAN-i, herë pas here, i referohet propozimit të Ramushit: "Qeveri e opozitës, me Listën Serbe, pa LVV fituese!" Por, sa do ta pranojë populli i Kosovës pushtetin e grabitur nga humbësit, rrënues të Kosovës?!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".