Paralajmëron analisti: Refuzimi i Albulenës është shkas, ndërsa qëllimi është largimi i Kurtit nga pushteti

Paralajmëron analisti: Refuzimi i Albulenës është shkas, ndërsa qëllimi është largimi i Kurtit nga pushteti
Paralajmëron analisti: Refuzimi i Albulenës është shkas, ndërsa qëllimi është largimi i Kurtit nga pushteti

Idriz Zeqiraj

  • 14 June 2025 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Idiz Zeqiraj

Barazimi në fajësi kolektive për të gjithë deputetët është i padrejtë. Opozita, me "xhevahiret" e saj, e kishte parandjerë humbjen. Andaj, planifikuan bllokadën paszgjedhore. Kjo penalizon opozitën si sabotuese të funksionimit demokratik të shtetit, përmes bojkotimit të Kuvendit.

 

-Sepse pretendimi ngulmues për t’u kthyer në pushtet, qoftë edhe me bojkot dhe me bllokim të zgjedhjes së institucioneve kuvendore, tregon qartë se "topi" është në anën e opozitës, dhe refuzimi i Albulenës është shkas, ndërsa qëllimi është largimi i Kurtit dhe i partisë së tij nga pushteti.

Realisht, LVV në këtë rast mbron parimin se rrënuesit e shtetit, me shembjen e sistemit të drejtësisë, të ekonomisë, të arsimit, shëndetësisë dhe gjithçka tjetër, nuk duhet të lejohet të rikthehen në pushtet. Gjithnjë aktuale mbetet porosia e Presidentit Rugova: "Hashimi nuk duhet lejuar të ngritet në pozitë, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!" Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova e mbajti larg pushtetit, sepse e dinte shantazhimin dhe rekrutimin agjent të Hashimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".