Analisti mesazh Trump-it: Problemi i Kosovës nuk mund të krahasohet me Indinë dhe Pakistanin

Analisti mesazh Trump-it: Problemi i Kosovës nuk mund të krahasohet me Indinë dhe Pakistanin
Analisti mesazh Trump-it: Problemi i Kosovës nuk mund të krahasohet me Indinë dhe Pakistanin

Blerim Burjani

  • 17 June 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Trump ende mban një lloj inati ndaj Biden, por ai ishte i qartë në politikën e jashtme. Ka udhëhequr, ka pasur qëndrime të qarta në raport me të gjitha shtetet aleate dhe shtetet e Lindjes, ka pasur partneritet me evropianët, pra BE. SHBA sot jetojnë politikisht vetëm, pa askënd. Trump nuk ka të qartë politikën as ndaj Lindjes, as ndaj Putinit. Për Kosovën ka opinion në harresë për këtë problem që Kosova ka me Serbinë. Kosova asgjë s’ka të bëjë me problemin dhe nuk ka asnjë lloj ngjashmërie. Problemi në mes Indisë dhe Pakistanit është Kashmiri; problemi i Kosovës nuk mund të krahasohet me Indinë dhe Pakistanin.

 

-Trump ka harruar se lufta është ndalur më 1999, se në kohën por edhe që nga viti 1999 Kosova dhe Serbia kanë jetuar në konflikt të ngrirë. Trump i ka propozuar një marrëveshje për Kosovën dhe Serbinë, e cila asnjëherë nuk është zbatuar dhe konflikti i ngrirë në mes Kosovës dhe Serbisë ekziston edhe sot. Thjesht, nga ai është përmendur Kosova në kontekst të gabuar. Në mes Kosovës dhe Serbisë është NATO, që nuk lejon konflikt.

Lindja është problem plotësisht i ndryshëm dhe shumë serioz, që përfshin kontekstin e gjerë gjeopolitik komplet shtetet e Lindjes. Trump nuk është aspak i qartë me asgjë. SHBA duhet direkt ta përkrahin Izraelin. Pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA, Izraeli e ka të pamundur të mbrohet nga armiqtë e shumtë në Lindje. Pra, duhet urgjent që NATO të ketë një qëndrim në këtë luftë në Lindje. Sot vetëm individualisht trajtohet lufta në Lindje nga shtetet perëndimore. Edhe nëse do të ketë luftë të gjatë, Izraeli vetë s’mundet të qëndrojë në këmbë pa ndihmën e SHBA dhe NATO.

Edhe ideja e Trump është që të ketë marrëveshje pa ndërhyrje ushtarake të SHBA dhe që kjo paqe të negociohet edhe me Putinin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".