
Lexoni edhe:
110 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë në përputhje të plotë deri më tani me idetë e Listës Serbe për bojkot
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Deklarimet nga Trump i shoh si paralajmërim dhe përgatitje për një të ardhme të afërt. Deklarimet për gjendje lufte në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shmangie nga kjo janë në kuadër të përgatitjes së opinionit për lëvizjen e radhës.
-Në këtë fazë, në mungesë të të dhënave tjera se çfarë pritet të ndodhë, ne mundemi vetëm të japim mendime se çka është e pritshme se do të përmbajë ndonjë marrëveshje eventuale e propozuar. Pritshmëria ime është se do të kemi propozim-marrëveshje diçka si marrëveshja e kaluar plus shtesë. Pres që boshti të mbetet zhvillimet ekonomiko-biznesore, mirëpo rreth këtij boshti sillen tema tjera.
Zhvillim të ndërsjellë të biznesit Kosovë–Serbi ka kur krijohen parakushtet, e qendrore për krijim të kushteve është që të hiqen pengesat e njërës palë nga tjetra. Nuk mund të ketë parakushte për zhvillim të Kosovës pa anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Mos pengimi nga Serbia për anëtarësim të Kosovës në institucione ndërkombëtare do të duhej të ishte pjesë e çfarëdo marrëveshjeje. Nëse kjo nuk përfshihet nga propozimi i Presidentit Trump, ky do të vihet në lajthitje nga Serbia. Njohja–mosnjohja nuk pres që të jetë pjesë e propozimit, do të mbetet çështje e integrimit evropian me të cilin Trump nuk do të merret.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".