
Lexoni edhe:
Bllokimi i vazhdueshëm në Kuvend është një papërgjegjshmëri që shkon përtej mandatit
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Sa i përket Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për alarmin që është duke e dhënë, janë dy anë të një medalje. Ana e parë është se ai është duke u munduar që përmes alarmit ta godasë opozitën si fajtore për moskonstituimin e Parlamentit dhe harron se koalicioni parazgjedhor është bunkerizuar vetëm me një kandidat dhe pa e dhënë asnjë alternativë përmes një kandidati tjetër.
Bllokimi i vazhdueshëm në Kuvend është një papërgjegjshmëri që shkon përtej mandatitLexoni edhe:
-Ana e dytë është edhe fakti se shumë ligje dhe projekte të tjera, nëse nuk i voton Parlamenti, ato mbesin pezull dhe mund të vijë edhe deri te kolapsi financiar, ku nuk do të jetë e mundshme që të financohen institucionet e Kosovës. Ky është një rrezik që mund të vijë deri te një bllokadë e përgjithshme financiare. Mos të flasim për humbjen e qindra milionave euro të projekteve ndërkombëtare për Kosovën.
Pra, inati i politikanëve pa një traditë politike po e vë në rrezik shtetin e Kosovës. Për çka po vihet në rrezik shteti i Kosovës? Ai po vihet në rrezik për pushtetin e partive politike që janë të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës, dhe ato po e ndiejnë veten komode.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".