De Laurentiis shërohet nga COVID-19

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 23:26
De Laurentiis shërohet nga COVID-19

Napoli ka lajmëruar që presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis është testuar negativë me koronavirus dhe mund të rikthehet në punë

Padroni i Napolit ishte testuar pozitivë me COVID-19 pasi kishte ndjekur një takim të Serie A dhe është në karantinë prej 10 shtatorit.

Napoli, nëpërmes një deklaratë të shkurt në faqen e tyre zyrtare, ka konfirmuar që De Laurentiis është shëruar nga sëmundja dhe është kthyer në zyre.

“Aurelio de Laurentiis ka bërë dy teste javën e kaluar dhe në të dyja ka dalë negativë nga COVID-19”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të lumtur që presidenti është kthyer tërësisht në punë”. 

(Kosova Sot Online)