Kumbulla ja siguron tri pikë Romës

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 21:27
Kumbulla ja siguron tri pikë Romës

Marash Kumbulla është fituesi i tri pikëve për Romën në fitoren e tyre me rikthim sonte në Zvicër. Roma e gjeti vetën në disavantazh në fillim të pjesës së parë, por ata rikthyen rezultatin në pjesën e dytë, ku Kumbulla shënoi golin e fitores

Roma ka arritur te fitorja sonte pasi që ka mposhtur me rezultat 1-2 skuadrën e Young Boys.

Zviceranët e nisën më mirë këtë takim pasi që kaluan në epërsi të parët.

Cristante i Romës shkaktoi penallti të cilën në gol e shndërroi sulmuesi i Young Boys, Nsame në minutën e 14.

Në pjesën e dytë Roma sulmonte vazhdimisht dhe kështu arriti që ta fitonte ndeshjen.

Goli i barazimit për Romën erdhi në minutën e 69-të. Edin Dzeko e gjeti për mrekulli Bruno Perezin i cili e shënoi një gol të bukur.

Nga një ndërprerje Mkhitarian do të pasonte për mrekulli në zonë e ku më se miri u gjend Marash Kumbulla që shënoi golin e fitores në minutën e 74-të.

Me këtë fitore Roma është në vendin e dytë, pasi që CFR Cluj e mposhti me rezultat 0-2 skuadrën e CSKA Sofia.  

Roma, Young Boys, CFR Cluj dhe CSKA Sofia bëjnë pjesë në Grupin A të Europa Ligës.

(Kosova Sot Online)