Tottenham e kalon pa problem LASK-un

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 23:34
Tottenham e kalon pa problem LASK-un

Tottenham e ka dominuar në Londër skuadrën e LASK Linz duke fituar me rezultat 3-0.

Gili i parë erdhi në minutën e 18 ku shënoi Lucas Moura për ta kaluar kështu “Gjelat” e Londrës në epërsi.

Tottenham do të shënonte përsëri në pjesën e parë.

Kësaj radhe ishte një autogol i Andreade në minutën e 27-të te ndeshjes.

Edhe në pjesën e dytë Tottenham ishte dominues por arriti që të shënonte vetëm një gol dhe ky ishte goli i Son në minutën e 84.

Pas kësaj fitoreje, Tottenham është në vendin e parë me 3 pikë, pas tyre është Royal Antwerp me po ashtu tre pikë. Pozitat e fundit i ndajnë Ludogorets Razgrad dhe LASK Linz.

(Kosova Sot Online)