SHBA deklason Iranin

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 22:08
SHBA deklason Iranin

Fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Iranit, kanë shënuar sonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kësisoj, ShBA ka arritur të kualifikohet tutje në 1/8 e finales.

Golin e fitores e shënoi Christian Pulisic në minutën e 38-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, ShBA e mbyll grupin në pozitën e dytë dhe kualifikohet në 1/8 e finales.

Aty, ShBA do të përballet me vendin e parë të grupit A, e që është Holanda.

Në anën tjetër, Irani mbetet në vendin e tretë dhe eliminohet nga Botërori së bashku me Uellsin. 

(Kosova Sot Online)