Genc Prelvukaj infektohet me COVID-19

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 17:41
Genc Prelvukaj infektohet me COVID-19

Reperi kosovar, Genc Prelvukaj është infektuar me COVID-19.

Ai madje ka treguar se gjatë këtij viti ka bërë mbrojtje maksimale, ndërsa thotë se s’ka shqetësime të mëdha shëndetësore.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me çrast kam rezultuar pozitiv.

Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më pare”, shkruan ai në Facebook.


(Kosova Sot Online)