Cilën vaksinë e mori Mihrije Braha: Pfizer apo AstraZeneca!

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 12:15
Cilën vaksinë e mori Mihrije Braha: Pfizer apo AstraZeneca!

Ylli i muzikës shqipe Mihrije Braha, ka marr edhe dozën e dytë të vaksinës antiCovid, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


 
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj sociale, gjersa ka shkruar "Gjithë falenderimi për heronjët e linjes së parë-mantilbardhët".

Por se cilën vaksinë e ka marrë: Pfizer apo AstraZeneca, Miki nuk ka treguar publikisht, por ne zbulojmë se është e para nga dy të lartpërmendurat.

Kujtojmë se dy javët e fundit në vendin tonë është rritur në mënyrë drastike numri të infektuarve me Covid-19.

Gjendja alarmante, ka shtyrë Qeverinë e Kosovës, t'i rikthejë masat duke vendosur orën policore.

Pavarësisht thirrjeve për vaksinim një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ende po hezitojnë për shkak të efekteve të mundshme anësore.


(Kosova Sot Online)