Pas albumit, Adele ka një surprizë të madhe për adhuruesit e saj

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 17:16
Pas albumit, Adele ka një surprizë të madhe për adhuruesit e saj

Megjithëse, qëndroi larg muzikës për një kohë të gjatë, Adele po rikthehet fuqishëm. Fituesja e çmimit Grammy, e cila publikoi këngën e re pas afro 6 vitesh dhe do të sjellë albumin e radhës muajin tjetër, është duke u përgatitur për një koncert special deri në fund të vitit.

“Do të jetë masiv. Po punohet për shfaqjen prej javësh. Do të transmetohet para festave.”, konfirmoi një burim për Page Six duke shtuar se do të jetë një ngjarje ndërkombëtare, e cila do të transmetohet në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe ndoshta edhe më gjerë.

“Adele është e kënaqur që do të performojë sërish. Ajo do të bëjë një përzierje të këngëve të reja dhe të vjetra që ka nxjerrë.“, shtoi më tej burimi. Kjo nuk është hera e parë që Adele bën një organizim të tillë pasi dhe në qershor 2012, bëri një shfaqje speciale nga Royal Albert Hall në Londër.

Gjithashtu pati një tjetër shfaqje në Dhjetor 2015 për të promovuar albumin e saj “25”. Më shumë se 11 milionë njerëz morën pjesë në koncertin e organizuar nga Jimmy Fallon në Radio City Music Hall në New York City, i cili mori katër nominime për Emmy, përfshirë Outstanding Variety Special.


(Kosova Sot Online)