Lista e plotë e fituesve të çmimit “CMA Awards 2021”

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 09:41
Lista e plotë e fituesve të çmimit “CMA Awards 2021”

Është mbajtur evenimenti i ndarjes së çmimeve të “Country Music Association Awards” (CMA AWARDS).

Këtë vit, Chris Stapleton dhe Eric Church, kanë kryesuar me nominime duke fituar në pesë kategori secili, ndërsa yjet si: Luke Combs, Miranda Lambert fituan çmimin kryesor “Argëtuesi i vitit”.

Duke qenë një nga netët më të mëdha të muzikës ‘country’, shumë prej të nominuarve u ngjitën në skenë për të performuar, si Carly Pearce, Jason Aldean, Kane Broën dhe më shumë.

Gjithashtu të pranishëm kishte edhe artistë jashtë zhanrit duke përfshirë Lionel Richie, Jennifer Hudson dhe Susan Sarandon.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve:

Argëtuesi i Vitit: Luke Combs

Vokalistja Femër e Vitit: Carly Pearce

Vokalisti Mashkull i Vitit: Chris Stapleton

Grupi me Vokalistin e Vitit: Old Dominion

Vokalistët e Vitit: Brothers Osborne

Artisti i Ri i Vitit: Jimmie Allen

Albumi i Vitit: “Starting Over”, Chris Stapleton

Kënga Solo e Vitit: “Starting Over”, Chris Stapleton

Kënga e Vitit: “Starting Over”, Chris Stapleton, Mike Henderson

Evenimenti Muzikor i Vitit: “Half of my Hometown”, Kelsea Ballerini, Kenny Chesney

Videoja Muzikore e Vitit: “Half of my Hometown”, Kelsea Ballerini, Kenny Chesney

Muzikanti i Vitit: Jenee Fleenor. 

(Kosova Sot Online)