Genta Ismajli do të lindë binjakë

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 22:39
Genta Ismajli do të lindë binjakë

Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar se do të jetë nënë e dy binjakëve

Genta Ismajli me anë të një postimi në Instagram ka shkruar se ajo do të jetë nënë e dy binjakëve.

“Faleminderit Zot! UstaGentabinjakë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Genta është përfolur vazhdimisht për një shtatzëni të saj gjatë këtyre muajve, por ajo kishte arritur që të mbante fshehtë këtë gjë, por jo deri më sot.

Në fotot që ajo ka postuar në Instagram është bashkë me burrin e saj Usta derisa tregon barkun e saj të fryrë, e ku e ka shoqëruar me një fotografi ku poshtë janë dy shporta me bluza të bardha.

Ajo nuk e ka treguar gjininë e binjakëve, pos që e ka dhënë lajmin që pret binjakë.

Image

(Kosova Sot Online)