Të famshëm në “kurriz” të partnerit

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 09:37
Të famshëm në “kurriz” të partnerit

Në trajtim të shkrimit nuk është kaq i “hidhur” sa në titull por duam t’u tregojmë se si disa personazhe të cilët komentohen në showbiz, janë bërë të famshëm falë partnerëve të tyre.

Image

Sara Hoxha

Është blogere, bizneswoman, mami me kohë të plotë, por sigurisht që për të arritur deri këtu e ndihmoi fakti që është partnerja e Ledri Vulës.

Të gjithë ishin kuriozë për vajzën që zgjodhi të kalonte jetën reperi më i famshëm dhe i komentuar shqiptar, dhe sot Sara është një nga vajzat më të komentuara dhe ndjekura në rrjetet sociale.

Image

Egli Tako – Egli është partnerja e aktorit, Olsi Bylylku.

Edhe ajo u bë e njohur falë Olsit dhe menjëherë pas kësaj periudhe punoi paralelisht edhe me planet e saj në muzikë, ku ka realizuar deri tani dy projekte muzikore.

Image

Keith Groeneveld – Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi zbuloi lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Futbollisti Groeneveld është 19 vjet më i ri dhe i përket një tjetër etniciteti, por asgjë nuk i ka ndalur të dy nga të shijuarit e romancës së tyre dhe ndarjet e dedikimeve të bukura në rrjete sociale, pra ekzistencën e këtij djali e mësuam falë Adrianës.

Image

Adis Patushi – Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi, janë çifti më i ri i showbizzit dyshja kanë nisur një romancë dashurie të cilën nuk kanë e kanë mbajtur të fshehta nga publiku dhe fansat e tyre, ata e konfirmuan lidhjen e tyre në një koncert të këngëtares ku dhe shkëmbyen puthje.

Adisi më herët ka qenë në një raport dashurie edhe me modelen Adrola Dushi (me të cilën ka një djalë) por asokohe nuk preferonte të ishte në qendër të vëmendjes, ndërkohë që tani duket se po e shijon vëmendjen mediatike që po merr.

Image

Ariana Fejzullahu – Edhe bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, u bë e famshme krah mbiemrit të bashkëshortit të saj.

Sot ajo është një nga gratë më të ndjekura në rrjetet sociale sa i takon stilit të saj.

(Kosova Sot Online)