Nuk i pëlqeu që e krahasuan me Einxhel? Bora bën veprimin e papritur!

  • E.K /
  • 06 April 2022 - 13:23
Nuk i pëlqeu që e krahasuan me Einxhel? Bora bën veprimin e papritur!

Bora Zemani ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar së fundmi në Instagram.

Ajo shfaqet pa pikë grimi në fytyrë, e buzëqeshur dhe me një kapele në kokë.

Komentet kanë qenë të shumta, por ajo që bie në sy është se ndjekësit e kanë krahasuar moderatoren me Einxhel Shkirën.

 “Mendova se ishte Einxhel. Sa ngjashmëri në këtë foto”, “like nëse ju duk si Einxhel”, “Thashë se ke hedhur Einxhelin”, “Si Einxhel më je dukur këtu”, “Si Einxhel dukesh”, “Si Einxhel këtu”, “Einxhel je ti?”, janë vetëm disa nga komentet e tyre.

Mirëpo, këto krahasime mund të mos i kenë pëlqyer shumë Borës.

Pak orë më vonë ajo e ka fshirë postimin e saj nga Instagrami.

Nuk dihet nëse u bënë shkak komentet e ndjekësve apo Borës nuk i pëlqeu fotoja por tashmë ajo nuk figuron më në llogarinë e saj të Instagramit.

(Kosova Sot Online)