Xhensila po vjen me risi

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 16:07
Xhensila po vjen me risi

Pak ditë më parë Xhensila Myrtezaj publikoi këngën e saj “Ale Ale” dhe menjëherë pas saj njoftoi fansat se tre këngë të reja janë gati për t’u publikuar këtë verë.

Duetin e radhës ajo do ta ketë me Elgitin Dodën, bashkëpunëtorin e saj të vjetër dhe krijuesin e disa këngëve të saj si, “Liar”, “Vespa”, ndërsa kënga e re që pritet të dalë së shpejti titullohet “A e din ti” dhe duket se ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Por ne të Kryefjala.com mësuam se Xhensila ka në plan një tjetër bashkëpunim dhe këtë herë me një nga reperat më të njohur shqiptarë, Noizyn.

Burime pranë këngëtarëve bëjne me dije se klipi do të xhirohet këto ditë, pasi axhendat e të dy këngëtarëve janë të ngjeshura me koncerte.

Ne vumë re gjithashtu se Noizy ishte një nga artistët suportues të këngës së re të Xhensilës, duke e shpërndarë atë në rrjetet e tij sociale, gjë të cilën nuk e kishte bërë më parë.

Por për bashkëpunimin e tyre të parë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim!!!

(Kosova Sot Online)