Flaka lajmërohet nga pushimet verore në Miami

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 08:14
Flaka  lajmërohet nga pushimet verore në Miami

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa vite që është shpërngulur nga Kosova, ajo po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku tashmë po ndjek ëndrrën e saj amerikane.

Krelani e cila është shumë aktive dhe e ndjekur me fansat në rrjetet sociale, ndan shpesh herë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ka bërë të ditur se ndodhet me pushime në Miami, ku është duke shijuar disa ditë të mira larg aktiviteteve të përditshme.

Ndër të tjerash, ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku dukej mjaft atraktive e veshur në bekini me rripa, përmes së cilave vinte në pah format e saj trupore, por vemendje te madhe merr edhe vendi superluksoz ku ajo po kalon pushimet.

Image

(Kosova Sot Online)