Fero përfundon prapa grilave

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 18:34
Fero përfundon prapa grilave

Si dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, reperit nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur si Fero, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aproviuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”.

(Kosova Sot Online)