Amos tregon arsyen pse e ofendoj Kiarën

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 16:50
 Amos tregon arsyen pse e ofendoj Kiarën

Ofendimin që i bëri Kiarës, kur po debatonte me Luizin, pas daljes nga Big Brother Amos Zaharia ka zgjedhur të mos e komentojë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij ai nuk e mbante mend, edhe pse tanimë kanë kaluar ditë nga dalja e tij dhe aktori ka pasur mundësinë të shikojë videot që kanë qarkulluar.

 

Amosi ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje.

Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.


“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi.


(Kosova Sot Online)