Këngëtarja e njohur dëshiron një duet me Luiz Ejllin

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 21:50
Këngëtarja e njohur dëshiron një duet me Luiz Ejllin

Fama e Luiz Ejllit i ka hipnotizuar të gjithë, madje edhe këngëtarët të cilët dëshirojnë duete me të, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Njëra prej tyre është dhe Xhensila Murtezaj.


“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Tutje, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të estradës.

Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Lirshëm mund të thuhet se ka marrë gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.


(Kosova Sot Online)