Stresi lajmërohet nga arrartia

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 19:08
Stresi lajmërohet nga arrartia

Stresi, ka vazhduar të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Së fundmi, ai publikoi një video duke vozitur me makinë derisa i vuri edhe një përshkrim: “Rrugës për …”.

 

Reperi voziste me veturën e tij, në sfond dëgjohej kënga e Feros, “Arsenal”.

Ai po vazhdon me aktivitetet e tij, derisa po kërkohet nga Policia e Kosovës pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës.

Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni.

Image

(Kosova Sot Online)