“Mos harro” vjen nga Adea Pula

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 18:26
“Mos harro” vjen nga Adea Pula

Adea Pula mbahet në mend si një nga këngëtaret më aktive në muzikën për fëmijë. Ishte pjesë e festivaleve e shumë aktiviteteve për fëmijë dhe në fakt ishte një nga periudhat kur prodhimtaria muzikore për fëmijë ishte e madhe, ndryshe nga sot.

Adea është rikthyer pas një pauze të gjatë në muzikë, teksa sonte ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Mos Harro”, së bashku me klip.

Këngëtarja mbahet mend për zërin dhe stilin e saj unik, të cilin e ka shfaqur edhe në këtë këngë të re.

Ajo mori vëmendje edhe me paraqitjen plotë shije në këtë videoklip.

(Kosova Sot Online)