Shoqata 'Trojet e Arbrit' iu uron  të gjithë shqiptarëve festën e Flamurit!

  • A.P /
  • 27 November 2024 - 19:25
Shoqata 'Trojet e Arbrit' iu uron  të gjithë shqiptarëve festën e Flamurit!

Shoqata" Trojet e Arbrit" të gjithë shqiptarëve nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare iu uron ditën e Flamurit! Në veçanti ditën e flamurit iu urojmë 160 intelektualëve të shoqatës tonë të cilët po na përkrahin që puna e Shoqatës"Trojet e Arbrit" për ndriçimin e historisë shqiptare dhe bërjen e Shqipërisë Etnike të realizohet deri në fund.

Sivjet në 20 vjetorin e shoqatës kishim aktivitetë të shumta kombëtare me sesione e akademi shkencore dhe me vendosjën e dy  busteve të dy heronjve të Shqipërisë Etnike: Marie Shllakut në qytetin e Pejës dhe të Mustafa Krujës në qytetin e Krujës.

Urojmë që ne shqiptarët të punojmë për bashkimin kombëtar 365 ditë ashtu siç po punon Shoqata "Trojet e Arbrit" e jo vetëm ditën e flamurit.Gëzuar festa e Flamurit të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë Etnike dhe atyre që jetojnë në mërgatë!

(Kosova Sot Online)