Pronat e Kishës Ortodokse serbe në Kosovës, dardhë që e ka bishtin mbrapa, madje të gjatë...

Pronat e Kishës Ortodokse serbe në Kosovës, dardhë që e ka bishtin mbrapa, madje të gjatë...
Pronat e Kishës Ortodokse serbe në Kosovës, dardhë që e ka bishtin mbrapa, madje të gjatë...

Riza Smaka

  • 25 August 2020 - 07:53

Shkruan: Riza Smaka

“Referuar statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) gjatë bisedimeve politike kosovare – serbe ,nga delegacioni kosovar, virtuelisht, pa kundërshtime kundër argumentuese , kanë qenë pranuar të gjitha propozimet për privilegjet e beneficionet politike e juridike speciale të saj, të cilat, janë të pa precedencë në shtetet bashkëkohore. Tanimë, KOS-i i Kosovës , politikisht dhe juridikisht konsiderohet pjesë integrale e KOS-it të Serbisë në Beograd dhe, gëzon autorizime ekskluzive të shumta e të ndryshme të cilat ia sigurojnë statusin e eksterritorialitetit, pra, të entitetit specifik qe nuk i nënshtrohet Rendit Juridik të RK-së. Përbrenda territoreve të gjëra ,të sanksionuara me statuse të zonave të mbrojtura, KOS-i ushtron juridiksion funksional ekskluziv deri në nivele të shpërfilljeve arrogante të interesave elementare të qindra mia qytetarëve përreth ,çfarë është rasti i pengimit të realizimit të rrugës Deçan – Plavë të nevojshme, jo vetëm për qytetarët e viseve pranë saj ,por, për tërë Kosovën. Ndryshe , kishat ortodokse kudo organizohen si kisha nacionale dhe funksionojnë në territore shtetërore ku ndodhën, që është dalluese nga kishat e ritit perëndimor dhe nga kultet fetare të Islamit!”.

-Klasa politike e qeveritare e vendit tonë , deri tani, në vend të profesionales, eksperiencës afirmative, përgjegjësisë shtetërore e kombëtare, përkushtimit serioz për ushtrime të funksioneve publike të besuara, kryesisht ,ishte, partiake, partizane , joprofesionale, e pa eksperienca elementare për shtetin, pushtetin shtetëror, kushtetutën, ligjin, rendin juridik, legjitimitetin, legalitetin madje , shpesh herë, ishte indolente dhe indiferente edhe për tema kruciale si dhe ,shpërfillëse e ligjit në fuqi. Gjatë bisedimeve politike , nder të tjera, për komunat me shumicë serbe në Kosovë,apo, më mirë, lexo e kupto ,“për komunat serbe në Kosovë”, anëtarët e delegacionit kosovarë ishin “tolerantë” madje skajshmërisht indolentë e për aq të përgjegjshëm. Një nga ata anëtarë , aktualisht zyrtar i lartë i LDK-së , nder të tjera, ka pas deklaruar publikisht e me pompozitet në medie “...se, neve bëjmë më shumë lëshime nga ato qe na kërkohen...”!!! Në Sistemin Kushtetutës të Republikës së Kosovës , Kosova ishte dhe është e definuar shtet civil , shtet unik e jo shtet i përbërë federativ apo konfederativ.

Formimi i komunave me shumicë serbe apo i komunave serbe në Kosovë ishte dhe mbetet akt anti-kushtetutës dhe koliziv me parimet elementare të shteteve demokratike parlamentare unike e civile, qytetare! Tani më , jo vetëm në pjesën veriore të lumit Ikër por në komunat me shumicë serbe në Kosovë, konvencionalisht, nuk përfillet Rendi Juridik (Legal Order) i Kosovës , veçanërisht, në mos aplikimin e ligjit në fuqi në Kosovë, manifestimet e simboleve shtetërore, në gjuhë e shkrime publike, në arsim etj. Kishat ortodokse organizohen dhe funksionojnë si kisha nacionale përbrenda juridiksioneve shtetërore në të cilat ndodhen. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë realisht e drejtësisht do të duhej të quhej dhe të funksiononte si Kishë Ortodokse e Kosovës për besimtarët e vetë nga Kosova, në Kosovë , me autorizime dhe obligime sipas standardeve të afirmuara në praktikat e mira në shtetet bashkëkohore tjera. Ndryshe, kishat ortodokse në Kosovë , edhe pa eksterritorialitet, edhe pa zona mbrojtëse dhe pa statuse politike e juridike speciale ,historikisht ishin të mbrojtura nga shqiptarët civilë nga Kosova ,qe, nder të tjera , ishte dhe është indikative dhe relevante se, ato ,fillimisht ,ishin të shqiptarëve ortodoksë , të serbëve ortodoksë si dhe të ortodoksëve kosovarë tjerë, në një anë dhe se, ishin objekte të kultit fetar , simbole të ko ekzistencës , të tolerancës fetare , të kulturës dhe traditës civilizuese të popullit të Kosovës, në përgjithësi, në anën tjetër. Gjatë dekadës së fundit ishte dhe vijon të jetë aktuale kërkesa e shtetit serb – siç për formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë të cilën kërkesë pa menduar shtetësish,politikisht e juridikisht sa dhe si do të duhej, me indolencë të pa precedencë, përfaqësues të shtetit tonë e kanë pas “ pranuar”! Formimi i asociacionit të tillë ishte dhe mbetët në kundërshtim flagrantë me Kushtetutën e RK-së ,sipas së cilës ,Kosova ishte dhe është shtet i qytetarëve dhe shtet unik e jo shtet i konglomerateve as aglomerateve nacionale as shtet i përbërë!

Edhe pse ,Gjykata Kushtetuese e RK-së, projektin e tillë e ka pas vlerësuar të kundërshtim me Kushtetutën, kërkesa e shtetit serb vijon të sforcohet dhe të impozicionohet në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ,madje , ekziston drojë e bazuar se ajo kërkesë do të mund të pranohej sikundër jo pak të tilla e të ngjashme. Klasa politike kosovare e pa devocion shtetëror suficient , pos të tjerave , makijavelisht dhe në saje disa votave të trafikuara dhe të përfituara “pro “ edhe në saje të joshjeve dhe të kanosjeve shtetërore ( Vis , Clam , Precario) në datën 21 mars 2018 , duke premtuar se do të pasojnë ‘’ korrigjimet kufitare” e ka pas miratuar Ligjin 06- L- 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes së dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi, me të cilën dhe sipas të cilës, Kosovës , pa asnjë farë baze politike as juridike iu kanë pas amputuar 8250 hektarë! Për ironi sarkastike, Klasa politike kosovare, shumica nëse jo të gjithë qytetarët referuar asaj Marrëveshjeje, theksojnë se “ ka qenë ratifikuar demarkacioni...” Me atë Marrëveshje nuk ka qenë ratifikuar demarkacioni kufitar, i cili ,as deri sot e kësaj dite nuk është kryer ,por, ka qenë miratuar dhe ratifikuar redelimitacioni – ricaktimi i paautorizuar i Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , i pa drejtë dhe i gabuar i Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,në dëmin evident të territorit të Kosovës për 8250 hektarë. Tani më, autoritetet malazeze, duke vepruar sipas Marrëveshjes në fjalë ,të ratifikuar në Malin e Zi dhe në Kosovë, me dhunë, përkatësisht, me dajakë, i përzënë dhe i dëbojnë qytetarët – pronarët kosovarë nga bjeshkët, gurrat, krojet, përrojet, kullosat e ograjat që kurdoherë, brez pas brezit ishin të tyre! Mjerisht ,ka edhe raste tjera të këtilla e të ngjashme ,në të cilat ,vendi ynë ,ka pësuar panevojshëm e padrejtësisht ,në këto raste, jo nga ndonjë shtet fqinjë me prirje armiqësore, por, nga klasa politike e vendit tonë. Thënia e popullit “Dardha e ka bishtin” do të mund t’i shtohej sufiksi “...të gjatë”, apo ,“Dardhe e ka bishtin ,madje ,të gjatë”! Në këtë kontekst do të shërbente edhe kjo anekdotë qe ka mund të jetë rast i vërtetë. Gjatë natës një person paska pas synuar ta prente rezën e një dyqanit për ta vjedhur. Disa kalimtarë të rastit e paskan pas diktuar dhe pyetur se çfarë bën ashtu. Ai iu paska pas përgjigjur po i binte lahutës. Njëri sish i paska pas thënë, lahuta bën gau gau. Ky iu paska pas përgjigjur, nesër do t’ia dëgjoni krismën, zërin gau gau!”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".