Prej mëkateve të pushtetarëve të korruptuar po pëson rëndë populli dhe shteti i Kosovës

Prej mëkateve të pushtetarëve të korruptuar po pëson rëndë populli dhe shteti i Kosovës
Prej mëkateve të pushtetarëve të korruptuar po pëson rëndë populli dhe shteti i Kosovës

Skender Kapiti

  • 31 August 2020 - 17:47

Shkruan: Skënder Kapiti

“Tashmë koha i ka identifikuar ata, dhe me siguri që po koha do t’i izolojë, demaskojë dhe patjetër që do t’i ndëshkojë zullumqarët.Sot koha ecën me hapa të përshpejtuar falë risive teknologjike të internetit e të modernitetit. Për të dalë në dritë të vërtetat nuk duhet shumë kohë, dhe nuk mundet asnjë pushtet sado i fuqishëm dhe i korruptuar që të jetë ai, ai nuk mundet që t’i mbulojë , as t’i maskojë dhe as t’i fshehë të vërtetat e padëshirueshme të tij: manipulimet, as hajnitë e vjedhjet, as korrupsionin, as krimin, as mashtrimet, as gënjeshtrat dhe as tradhtitë”.

Ata të cilët luftuan dhe deklarohen si ish komandantë të UÇK-së, ata disa prej tyre të cilët i dhanë të drejtë vetes që për ndonjë meritë të tyre, ata menduan shumë gabueshëm se do të ishin të justifikuar për padrejtësitë mos llogaridhënëse për të bërë gjithçka të paligjshme, të dëmshme dhe me kosto të shtrenjtë kombëtare; dhe kur disa nga ata filluan, devijuan dhe i tradhtuan interesat, sakrificat dhe aspiratat e popullit, si dhe kur ata manipuluan dhe i përvetësuan vlerat e luftës çlirimtare kombëtare dhe i zëvendësuan ato me intriga, hipokrizi, mashtrime dhe me lakminë e pangopshme për pushtet dhe sidomos për pasuri dhe për paranë, ata i hapën rrugën dhe instaluan në shtet dhe në sistem hajdutërinë, krimin, korrupsionin, tradhtinë dhe u bënë mëkatarët më të mëdhenj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".