Turpi i zi i ministrit të Kosovës, kërkon huazim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Amerika, nuk e dinë për çka i duhen

Turpi i zi i ministrit të Kosovës, kërkon huazim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Amerika, nuk e dinë për çka i duhen
Turpi i zi i ministrit të Kosovës, kërkon huazim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Amerika, nuk e dinë për çka i duhen

Hasan Preteni

  • 06 September 2020 - 08:39

Shkruan: Hasan Preteni

“Një ministër kërkoi prokuror dhe gjyqtar Amerikan! Po me cilin legjislacion do punojnë dhe cilat raste do ti gjykojnë. Delegacion pik e pesë të shthurur me qëndrime! Cirk. Prokuror dhe gjyqtar Amerikan ka në “Hagë” për çka po kërkohen këta prokuror dhe gjyqtar? Pjesë e cilit program është kjo kërkesë, me cilat ligje dhe me cilat lëndë do të merren. Po këta ish këshilltar dhe asistentë të deritanishëm nuk e kanë as idenë fillestare se si punojnë institucionet dhe si funksionon shteti. Presidenti kërkoi vazhdimin e mandatit të “ dhomës së specializuar” e Ministri i Drejtësisë kërkon prokuror dhe gjyqtar nga Amerika”.

Një pronar i një mediumi që është në Amerikë, në paraqitjen e tijë të një dite më parë, për mediumin e vetë e tha- parafrazoj: Hoti është i mirë sepse po i harmonizon qëndrimet brenda delegacionit”. A nuk është kjo tepër e habitshme dhe për të pyetur se çfarë suksesi, për ata është dashtë edhe ti merr të gjithë përfaqësuesit e koalicionit jo ligjor! Suksesi i Skendës ishte që nga Amerika të ketë kontakte me zyrtarët Amerikan- me telefon, e ky delegacioni po shquhet me intervistat që po ua jep mediumeve vendore! Uroj-dëshiroj që ky delegacioni të mos merr pjesë i gjithi në takimet zyrtare, le të na përfaqësojnë më së shumti dy nga ata e të tjerët le të dalin në shoping dhe restorante. Le të shpenzojnë lekët e popullit e vetëm e vetëm mos të na “koritin” nëse veç nuk e kanë bërë këta. Ai delegacioni i burrave,17anëtarësh nga qeveria e kaluar u bënë horë por nuk shkonin përtej Brukselit, e këta ish këshilltarët, përkthyesit e asistentët administrativ fatkeqësisht, në Amerikë”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".