Aleksandër Vuçiqi ideologjinë fashiste është duke e futur nga dera e pasme në Ballkanin Perëndimor

Aleksandër Vuçiqi ideologjinë fashiste është duke e futur nga dera e pasme në Ballkanin Perëndimor
Aleksandër Vuçiqi ideologjinë fashiste është duke e futur nga dera e pasme në Ballkanin Perëndimor

Skender Mulliqi

  • 13 October 2020 - 12:30

Shkruan: Skënder Mulliqi

Vuçiq po i nxitë politikisht edhe përfaqësuesin e serbëve në Bosnje, Millorad Dodik, i cili vazhdimisht po tërheq paralele ndërmjet Kosovës dhe "Repubilika Srpska, duke thënë "atyre shtet, neve shtet". Bisedimet maratonike më Serbinë keq kanë filluar, dhe vështirë së do ta kanë të mirë edhe përfundimin , kur dihet së marrëveshja si "Zajednica", më kompetenca ekzekutive ka marr formën e marrëveshjes ndërkombëtare dhe zor të zhbëhet, siç po e kërkojnë ata që vet e firmosën. Teza për shkëmbime territoriale e vitit 2018 kishte bërë që lidhur më këtë temë të lindin divergjenca ndërmjet Evropës dhe Amerikës, sa ishte në administratë të Trampit , Bolton. Dihet së ashpër e kishte kundërshtuar këtë Angela Merkel. Përfaqësuesit tanë përfundimisht duhet bërë më dije Serbinë , së marrëveshja finale bëhet vetëm, duke u pranuar shteti i Kosovës nga Beogradi zyrtar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është një radikal i Sheshelit, i cili kurrë nuk i ka ndau rrugën nga politikat e Millosheviqit.Vuçiq ishte Ministër i Informatave në kohën e kriminelit Millosheviq, i cili po e vazhdon rrugëtimin politike të asaj kohe. Kaluan bukur do kohë qysh se kanë filluar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për nomalizim të marrëdhënieve, që na sollën shumë marrëveshje të nënshkruara, e shumë të pa implementuara nga Serbia e pa besë, dhe disa nga këto marrëveshje të rëndësisë nacionale ishin në dëm të Kosovës. Në këto bisedime hyjmë të pa përgatitur dhe të pabarabartë më palën serbe , së hyjmë pa asnjë kusht të vetëm , thua së ne ishim agresori, e jo se ishim viktima. Nga këto bisedime u favorizua Serbia ,e bashkë më te, u fuqizua edhe Vuqiqi .U faktorizua një person paramilitar, një person më një biografi kriminale, i cili nuk është larguar nga ideologjia shfarosëse serbe karshi shqiptarëve.

Ish kryeministri dhe tash presidenti i Serbisë , Vuçiq, ka instaluar sistem totalitarë në këtë shtet, të cilin jashtë kufijve po e shndërron në hegjemonizëm perfid e dinakëri, për Serbinë të Madhe, siç e ka thënë në një shkrim autorial edhe analisti i njohur, Janush Bugajski .Ai nuk ka pushuar dhe nuk po pushon më retorikën ultra nacionaliste së bashku Daçiqin kundër Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. Ideologjinë fashiste është duke e futur nga dera e pasme në Ballkanin Perëndimor. Ai më të madhe është duke luajtur lojën e putinizmit për plane të reja pushtuese karshi Kosovës , por edhe Malit të Zi, pas rënies të partisë të Gjukanoviqit nga pushteti. Në këto plane politike Serbia është duke futur në lojë si edhe me parë, Kishën Ortodokse, si përkrahëse shpirtërore e politikës serbe.Vuçiqi po e kthen politikën luftënxitëse të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, që solli tragjedi të popujve jo serb në ish-Jugosllavi, të cilën gjë sikur po e lejon bashkësia ndërkombëtare! Në këtë luftë lokale mbeten të vrarë dhe të masakruar nga soldateska dhe paramilitarët e Milloshiviqit më mijëra njerëz të pafajshëm myslimanë të Bosnjës dhe shqiptarë të Kosovës.

Nëse aleanca ushtarake veri atlantike e NATO-së, nuk lejojë formimin e Serbisë të Madhe më luftë, duket së këtë po e lejon në kushte të paqes. Serbia e zgjeroi territorin , duke therur më bajoneta mijëra shqiptarë autokton, dhe dogji mbi 700 fshatra , duke filluar nga Nishi , Toplica, Kurshumlia e shumë vendbanime tjera shqiptare në zemër të Serbisë të sotme, duke bërë kështu spastrime etnike të formës më të rëndë të gjenocidit. Serbisë ju mundësua afrimi në BE, edhe njerëzit e pa përgjegjshëm të politikës të dy shteteve shqiptare, duke koketuar më kreun shtetëror shovinist të Beogradit. Duke vrapuar pas keqpërdorimeve e harruan shtetin dhe popullin e vet. Kan pru gjendje të mjerueshme sociale dhe ekonomike, më varfëri ekstreme .Kosova nuk po ngjan në shtet ligjor ku sundon rendi dhe demokracia. Minishengeni është kapitull i veçantë, që më Marrëveshjen e Uashingtonit i dha krahë Serbisë të bëhet kryeqendër ekonomike dhe politike për Ballkanin Perëndimor. Madje, me qasjen mbi Ujmanin dhe plus Minishengeni, janë dhurata më i mirë për këtë shtet, i cili ka merituar të dënohet për gjenocid.

Serbia më format e politikave radikale , po tenton destabilizimin e Kosovës. Vuçiq po i nxitë politikisht edhe përfaqësuesin e serbëve në Bosnje, Millorad Dodik, i cili vazhdimisht po tërheq paralele ndërmjet Kosovës dhe "Repubilika Srpska, duke thënë "atyre shtet, neve shtet". Bisedimet maratonike më Serbinë keq kanë filluar, dhe vështirë së do ta kanë të mirë edhe përfundimin , kur dihet së marrëveshja si "Zajednica", më kompetenca ekzekutive ka marr formën e marrëveshjes ndërkombëtare dhe zor të zhbëhet, siç po e kërkojnë ata që vet e firmosën. Teza për shkëmbime territoriale e vitit 2018 kishte bërë që lidhur më këtë temë të lindin divergjenca ndërmjet Evropës dhe Amerikës, sa ishte në administratë të Trampit , Bolton. Dihet së ashpër e kishte kundërshtuar këtë Angela Merkel. Përfaqësuesit tanë përfundimisht duhet bërë më dije Serbinë , së marrëveshja finale bëhet vetëm, duke u pranuar shteti i Kosovës nga Beogradi zyrtar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".