Profiterët politik të lidhur me krimin e organizuar po e zhvatin shtetin edhe nëpërmes padisë milionëshe në arbitrazhet ndërkombëtare

Dardan Grapci

  • 02 November 2020 - 07:03

Shkruan: Dardan Grapci

Ajo se çka duhet të bëjnë politikanët dhe Qeveria e Kosovës, nëse vërtetë dëshiron ta ndërpresë këtë lidhje të fuqishme kriminale kundër shtetit, duhet që të fillohet menjëherë me hetime të thella kundër çdo ish zyrtari qeveritar, kundër deputeti të Kosovës dhe kundër çdo marrëveshje të jashtëligjshme, dhe pastaj ti dërgojnë këto raste jo në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por në Gjykatën Speciale në Hagë, atje të ndiqen për lidhje kriminale me mafien, për krim të organizuar. Vetëm në këtë mënyrë mundë ta pastrojmë Kosovën nga këta mafio-oligark të cilët jo vetëm që po shkatërrojnë Kosovën, por po e varfërojnë popullin e Kosovës çdo sekondë.

Publikimi i ministrit te drejtësisë Selim Selimit jo që është alarmante por edhe skandaloze, sepse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka tentuar që ti dënojë profiterët politik që janë të lidhur ngushtë me mafiozët. Prandaj nuk eshte edhe çudi e madhe që Kosova është në humbje me vlere 300 milion euro nga arbitrazhet ndërkombëtare, për shkak se vetë politikanët kosovar kanë lejuar dhe kanë bërë marrëveshje kriminale me kriminelët. Çfarëdo lloj tentative që do ta merr Selim Selimi është e kotë, edhe pse ka kërkuar ndihmë nga kompanitë e huaja, kam frikë se kjo vlerë prej 300 milion euro të rritet deri në 1 miliard, sepse mafia është shumë më e fuqishme sesa organet e sundimit të ligjit në Kosovës.

Ajo se çka duhet të bëjnë politikanët dhe Qeveria e Kosovës, nëse vërtetë dëshiron ta ndërpresë këtë lidhje të fuqishme kriminale kundër shtetit, duhet që të fillohet menjëherë me hetime të thella kundër çdo ish zyrtari qeveritar, kundër deputeti të Kosovës dhe kundër çdo marrëveshje të jashtëligjshme, dhe pastaj ti dërgojnë këto raste jo në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por në Gjykatën Speciale në Hagë, atje të ndiqen për lidhje kriminale me mafien, për krim të organizuar. Vetëm në këtë mënyrë mundë ta pastrojmë Kosovën nga këta mafio-oligark të cilët jo vetëm që po shkatërrojnë Kosovën, por po e varfërojnë popullin e Kosovës çdo sekondë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".