Ja kush është përgjegjësi numër një për dorëzimin e veriut të Kosovës nën sundim të grupeve kriminale serbe të komanduara nga qendra në Beograd

Ja kush është përgjegjësi numër një për dorëzimin e veriut të Kosovës nën sundim të grupeve kriminale serbe të komanduara nga qendra në Beograd

Hajrullah Tërnava

  • 04 November 2020 - 07:29

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Debatet në Kuvendin e Kosovës për situatën në Veri, dhe gjendjen e shqiptarëve në këtë pjesë të territorit të Kosovës të populluar me shumicë serbe, janë vetëm një mjegull mashtruese me karakter elektoral, pas dështimit të plotë të politikës për ta instaluar autoritetin e plotë shtetëror dhe ligjshmërinë kushtetuese në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe e të ndikuar tërësisht nga strukturat paralele gjysmë legale dhe ilegale serbe të komanduara nga Beogradi. Tani partitë politike po mundohen që të ja hedhin përgjegjësinë njërit apo grupit tjetër politik në qeverisje të vendit, kur dihet mirëfilli se veriu i Kosovës dhe mbetja jashtë kontrollit të tij, me situatën e rrezikshme të sigurisë për banorët shqiptar që janë në pozitën e pakicës, është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha partive politike në këto dy dekada pas lufte dhe 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Situata e ardhjes në pushtet të kësaj qeverie ishte diçka jo legjitime sepse elektorati me 06.10.2019 pati votuar për tjetër qeverisje, sikur që e filloj punën vetëm për 50 ditë, dhe kur u rrezikuan tjerat parti për luftimin e krimit të organizuar, atëherë vendosen që të rrëzohet ajo qeveri dhe u formua kjo qeveri tani po e shohim edhe kontributin e sajë. Dhe tani po bëhet edhe Kuvendi i Kosovës një institucion që abuzohet nga partitë politike kryekëput për tema të mashtrimit elektoral të qytetarëve të Kosovës.

Marrë në tërësi të gjitha gjasat jenë që lidhur me veriun e Mitrovicës, pa njohjen reciproke të dy shteteve mes veti, ajo pjesë nuk do të qetësohet, pavarësisht thashethemeve të partive në periudhat parazgjedhore që iu japin elektoratit sa për ti marr votat nga ta. Lidhur me këtë ne duhet të jemi të sinqertë dhe mos ti gënjejmë aleatët tonë që na ndihmuan të pavarësohemi, dhe në të ardhmen ata janë të vetmit që do ta ndihmojnë Kosovën në pavarësimin e plotë, dhe bisedimet sikur këto të fundit, e një kohë të gjatë që janë udhëhequr me vite të tëra edhe vite më parë, për Kosovën janë vetëm vite të humbura kot.

Kjo mënyrë e bisedimeve i shkojnë për shtati vetëm Serbisë, sikur që serbët po bëjnë çmos për të afruar Amerikës, dhe të gjithë serbët tani janë përcaktuar që votën të ja jepnin Trampit, sepse ky president iu ka dhënë sinjale serbëve se do të ju bënë zgjidhje të favorshme lidhur me Kosovën, sepse Amerika është shteti i cili ka investuar më së shumti në pavarësinë e Kosovës, dhe Kosove llogaritet si pronë e tyre, dhe pavarësisht ndërrimit të Kryetarëve të tyre, politikat ndaj Kosovës besoj se do të jetë stabile.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".