Qeveria e LDK-së me frymëmarrjet e fundit, erdhi me tradhti në pushtet dhe tani po vdes me turp

Qeveria e LDK-së me frymëmarrjet e fundit, erdhi me tradhti në pushtet dhe tani po vdes me turp
Qeveria e LDK-së me frymëmarrjet e fundit, erdhi me tradhti në pushtet dhe tani po vdes me turp

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 06 November 2020 - 07:22

Shkruan: Reshat Badallaj – Zhurjani

E mira e vendit do të ishte që sa më parë të ikin në theqafje kjo banda e Dullës dhe me disa satelit hajnash e tyxharësh sepse këto banda populli nuk po i do dhe pakënaqësia dita ditës po rritet, prandaj që të mos i lëmë të tallen më tutje me popullin më mirë do të ishte të ikin dhe shkofshin në ferr këta shkoflarg se nuk ka kohë vendi të humbë dhe të sorollatet koti nëpër vende të ndryshme me buxhetin e shtetit dhe duke bërë sallamadi, pra shumë mirë do të ishte që të japin shpejt shpirt dhe të mos vonohen këta qelbësira që lanë namin e faqes së zezë.

Kush e ka kuptuar banda e Dulles, kupto banda e kopilit të Titos, Isa Mustafa, është duke dhënë shpirt dhe në shtratin e vdekjes, prandaj, Dulla, mendon të forcoj hallkat e zinxhirit nga frika se do jep shpirt para kohe. Tellalli, mangupin e Suharekës, Driton Selmanajn e ngre me një "çin" tjetër e bënë më të madh që këta i ka yrnek, nga hajni i Diasporës, Isa zeza. Ne si popull jemi mësuar se si lehin këta langonj dhe si kafshojnë hajnisht. Po, kjo bandë që erdhi tradhtisht dhe me dredhi më besoni se nuk e ka jetëgjatësinë edhe pse Dulla është i sigurt. Më besoni se ky mangupi, Driton Selmanaj është i pa besë, dallaverxhi dhe mbi të gjitha poterexhi që është i lindur për këtë punë dhe mendoni se në çfarë gjendje ka ardhur Kosova dhe shpesh herë e kam potencuar se deri sa leh kjo bandë banditësh dhe ata krye banditët e bandave politike dhe majave të shtetit Kosova nuk ecë përpara dhe nuk do të sheh ditë të bardha, ose: le të thotë diçka çka kemi përparuar që nga paslufta e deri më sot, sepse këta kryebanditë me kohë i larguan të gjithë ata që kishin tradita të moçme atdhetare dhe i afruan afër vetes, spiunët, mangupët, udbashët dhe të gjithë ata që deri dje i kishin shërbyer klikës titiste dhe rrahmanzinjve, dhe këta krye banditë i dekoruan .

Pra, është e njëjta valle sepse, akoma kufoma e gjallë, Isa Mustafa, leh për vendin edhe pse nuk i´a varë kush, po e mbështesin argatët tradicional të Serbosllavisë fashiste që po mjafton për të shkatërruar vendin. Pra, të pamerituarit po e kapin pushtetin dhe po pasurohen për veti dhe e gjithë kjo po shkon në kurrizin e popullit që e kanë yrnek nga ajo banda famëkeqe PAN. Prandaj thash më lartë se që nga paslufta e deri me sot Kosova ka ngecur. Nuk mjafton vetëm të puthesh para botës me Aleksandër Vuçiqin krahun e djathtë të kasapit të Evropës të Slobodan Millosheviqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".